I morën ryshfet 270 mijë lekë një personi/ Masat e sigurisë që u vendosën për 3 efektivët e policisë
Tre punonjës të Policisë së Shtetit në Stacionin e Policisë Orikum janë vënë në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, pasi dyshohen se kanë kërkuar dhe marrë 270 mijë lekë ryshfet nga një qytetar, në këmbim të shmangies nga përgjegjësia penale. Sipas njoftimit zyrtar të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria e Hetimit në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale Vlorë–Gjirokastër ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar (GJKKO). Masat e sigurisë janë caktuar ndaj: -D. L., Inspektor krimesh pranë Stacionit të Policisë Orikum; -A. J., Shef i Stacionit të Policisë Orikum; -A. F., Specialist i Policimit në Zonë pranë të njëjtit stacion policie. AMP bën me dije se tre punonjësit e policisë dyshohen për kryerjen e veprave penale...
Burimi:
javanews.al