I dënuar për trafik droge dhe anëtar në organizatë kriminale, arrestohet në aksin Elbasan-Peqin vlonjati, pritet ekstradimi në Spanjë

I dënuar për trafik droge dhe anëtar në organizatë kriminale, arrestohet në aksin Elbasan-Peqin vlonjati, pritet ekstradimi në Spanjë

Shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar dhe ndërkombëtar, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Alert”. Në kuadër të këtij operacioni, në bashkëpunim me shërbimet e Qarkullimit Rrugor, u bë i mundur lokalizimi në aksin rrugor Elbasan–Peqin, kapja dhe arrestimi, me qëllim ekstradimin drejt Spanjës, i shtetasit J. B., 53 vjeç, banues në Vlorë. Për këtë shtetas, Gjykata Juzgado Central de Instrucción n.º 1 – Audiencia Nacional ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Trafik i lëndëve narkotike”, “Organizatë kriminale” dhe “Vjedhje e energjisë elektrike”, të parashikuara nga Kodi Penal i Spanjës. Për këto vepra penale, Kodi...