I dënuar për prostitucion/ Arrestohet 38-vjeçari në Tiranë
Një 38-vjeçar i shpallur në kërkim dhe i dënuar me 7 vjet e 6 muaj burgim për shfrytëzim prostitucioni është arrestuar nga Policia e Tiranës në zonën e Liqenit të Thatë. Si rezultat i administrimit të shpejtë të informacioneve operative, shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, finalizuan operacionin e koduar “Dënimi”, duke bërë të mundur lokalizimin dhe arrestimin e shtetasit Rezart Hyskollari, banues në Tiranë. Sipas policisë, Gjykata e Durrësit e ka dënuar këtë shtetas në vitin 2019 me 7 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, ndërsa nga ky dënim i kanë mbetur për të vuajtur edhe 5 vjet burgim. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime...
Burimi:
syri.net