Humbi kontrollin e motorit dhe doli nga rruga, ndërron jetë 35-vjeçari i aksidentuar në Fier-Libofshë

Humbi kontrollin e motorit dhe doli nga rruga, ndërron jetë 35-vjeçari i aksidentuar në Fier-Libofshë

Një aksident me vdekje ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier- Libofshë në fshatin Agim. Një motorr i cili drejtohej nga një 35- vjeçar ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ku për pasojë drejtuesi ka marrë lëndime të shumta. Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit Rajonal Fier, por nuk ka mundur tu shpëtojë plagëve të marra dhe ka humbur jetën gjatë rrugës për në spital. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të këtij aksidenti me pasoja fatale.