Hiqeshin si agjentë imobiliarë, ky është çifti që mashtronte qytetarët për blerje apartamentesh

Hiqeshin si agjentë imobiliarë, ky është çifti që mashtronte qytetarët për blerje apartamentesh

Ky është çifti i bashkëjetuesve Elvis Ramca dhe Veriana Ziu, të arrestuar për mashtrimin me blerje fiktive të apartamenteve, duke u shtirur si agjentë imobiliarë. Elvis Ramca dhe Veriana Ziu iu merrnin shuma të mëdha parash qytetarëve duke i mashtruar se do t’iu blinin apartamente dhe më pas falsifikonin mandate banke, për t’i bindur për depozitimin. Mandatet e falsifikuara, 2 shtetasit ua paraqitnin edhe shoqërive në fushën e ndërtimit, për t’i mashtruar që të lidhnin kontrata për shitblerje apartamentesh. Deri më tani janë 2 raste të dokumentuara pas denoncimeve, me 2 apartamente me vlerë rreth 150 mijë euro secili. Hetuesit dyshojnë që të mashtruar të jenë edhe të tjerë, për të cilët po punohet për zbardhjen e tyre. Njoftimi i policisë: Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar...