Hapet zyrtarisht gara për pasuesin e Ilir Prodës: Afati për aplikime deri më 11 mars

Hapet zyrtarisht gara për pasuesin e Ilir Prodës: Afati për aplikime deri më 11 mars

Ministria e Punëve të Brendshme ka hapur zyrtarisht garën për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, pas shkarkimit të Ilir Prodës nga kjo detyrë. Në faqen zytare të ministrisë është hapur thirrje për aplikim, e cila ka një afat deri më 11 mars. Sjellim ndërmend se deri në zgjedhjen e drejtorit të ri, në detyrë është komanduar zëvendësdrejtori Sokol Bizhga. Kriteret që duhet të plotësojnë aplikantët Kandidatët duhet të kenë një nga gradat e rolit të mesëm drejtues, të jenë shtetas shqiptarë, të mos kenë dënime penale të formës së prerë dhe të mos kenë masa disiplinore të rënda në pesë vitet e fundit. Po ashtu, kërkohet gjendje e përshtatshme shëndetësore dhe mungesë konflikti interesi, sipas legjislacionit në fuqi. Kritere të përgjithshme:...