Hapën zjarr ndaj policisë në Morinë, 7 të huaj dënohen me 168 vite burg në total

Hapën zjarr ndaj policisë në Morinë, 7 të huaj dënohen me 168 vite burg në total

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur vendimin për një nga grupet më të rrezikshme të trafikut të emigrantëve të paligjshëm që operonin në territorin e Shqipërisë dhe Kosovës. Pas afro tre vitesh hetime dhe një procesi të zgjatur gjyqësor, shtatë shtetas të huaj janë dënuar me 168 vite burg në total. Vendimi u dha sot pas pretencës së SPAK. Të pandehurit, pesë shtetas sirianë dhe dy algjerianë, akuzohen për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, tentativë vrasjeje ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit, trafikim emigrantësh, armëmbajtje pa leje dhe ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit. Sipas dosjes hetimore, më 25 maj 2023, gjatë një operacioni në pikën kufitare të Morinës, anëtarët e grupit hapën zjarr ndaj policisë kufitare në...