Goditet sërish trafiku i armëve, dy të arrestuar, kapen 6 pistoleta që do shiteshin në zonën e Freskut
Ky është momenti kur agjentët e Komisariatit nr në Tiranë ndërhynë për të goditur një grup kriminal që merrej me trafikun e armëve të zjarrit. Në kuadër të operacionit të koduar ‘Rotondo’ janë arrestuar dy persona, ndërkohë janë sekuestruar 6 pistoleta. Në pranga kanë rënë Donati Jaku 31 vjeç dhe Florian Gjeta 22 vjeç, të cilët janë prangosur në zonën e njohur si “Rrethi i Freskut”. Blutë kanë shpallur në kërkim edhe një tjetër person i dyshuar si bashkëpunëtor. Armët dyshohet të jenë trafikuar nga Mali i Zi për tu shitur në Fresk për llogari të grupeve të tjera kriminale. Ishin përgjimet që zbuluan se Donat Jaku dhe Florian Gjeta ishin të përfshirë në trafikin e armëve të zjarrit. Gjeta i cili është banues në Domje, dyshohet se...
Burimi:
vizionplus.tv