GJKKO ‘zhbllokon’ SPAK për dosjen Balluku, aprovon këqyrjen e celularëve e kompjuterave, në sitë biznesmenë
Gjyqtari i GJKKO-së Erion Çela ka aprovuar kërkesën e SPAK për të këqyrur aparatet celulare të dy ish-drejtorëve të Belinda Ballukut, Erald Elezi dhe Gentian Gjyli, veprime që kishin mbetur pezull për shkak të shqyrtimit të kërkesës në Gjykatën Kushtetuese, për pezullimin e masës së pezullimit nga detyra të ish-numrit dy të qeverisë. Sipas parashikimeve ligjore, pasi Kushtetuesja aprovoi kërkesën e SPAK për pezullimin nga detyra, që të këqyreshin provat, duhej autorizimi I GJJKO që e dha së fundmi gjyqtari Çela. Gjatë operacionit për kontrolle dhe ekzekutimin e masave të sigurisë dhe gjatë fazës së hetimeve, SPAK ka sekuestruar disa pajisje telefonike dhe kompjuterike, që tashmë pritet të kryren për të konstatuar nëse ka ose jo komunikime që implikojnë në shkelje ligjore zyrtarët shtetëror, informon...
Burimi:
syri.net