Gjermania thellon hetimet për mashtrimet me ‘call center’-a/ Një nga të dyshuarit u arrestua në Shqipëri
Autoritetet gjermane kanë ngritur akuza pas një hetimi disavjeçar për një rrjet ndërkombëtar mashtrimi me investime online, që dyshohet se ka zhvatur miliona euro nga qytetarë europianë. Sipas revistës gjermane, Stern, një nga personat kryesorë të dyshuar në këtë skemë është arrestuar në Shqipëri dhe pritet ekstradimi drejt Gjermanisë. Këtë radhë autoritetet gjermane i kanë thelluar hetimet duke u fokusuar tek personat që u vinin në dispozicion serverët këtyre mashtruesve. Sipas medieve gjermane, prokuroria në Bavari ka përfunduar një hetim të gjatë ndaj drejtuesve të një kompanie teknologjike që dyshohet se u jepte shërbime informatike grupeve kriminale që operonin platforma të rreme investimi në internet. Hetuesit besojnë se përmes këtyre sistemeve teknike janë ngritur dhjetëra faqe që dukeshin si platforma profesionale për tregtim financiar. Viktimat...
Burimi:
syri.net