Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Gjendet pa jetë këngëtari i njohur shqiptar, zëri i këngës “Xhamadani vija vija”
Këngëtari i njohur nga Kosova Shemsi Krasniqi, i njohur për të gjithë si Shemi i grupit të famshëm “Ilirët”, është gjetur pa jetë. Ai ishte një nga zërat më ikonikë të muzikës sonë, njeriu që i dha shpirt këngës që u kthye në simbol kombëtar, “Xhamadani vija vija”. Lajmi për ndarjen e parakohshme nga jeta të artistit është bërë i ditur nga media online e Kosovës. Edhe pse detajet janë ende të panjohura, humbja e tij ka lënë një boshllëk të madh te kolegët dhe adhuruesit e shumtë që u rritën me këngët e grupit “Ilirët”.