Gara për kreun e ri të Policisë, nesër firma e kryeministrit

Gara për kreun e ri të Policisë, nesër firma e kryeministrit

Një ditë pas vendimit të kryeministrit Rama për të larguar nga detyra drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka dorëzuar dorëheqjen. Pa vonesë, Ministria e Brendshme ia ka përcjellë atë zyrtarisht Këshillit të Ministrave. Burime zyrtare konfirmojnë për TV Klan se miratimi është bërë këtë të hënë me vendim qarkullues dhe pritet që kryeministri ta firmosë nesër për ta bërë efektiv aktin. Pas hyrjes në fuqi të vendimit, Ministria e Brendshme pritet të hapë menjëherë garën për Drejtorin e ri. Ligji parashikon që kandidati duhet të plotësojë kriteret e karrierës policore, integritetit dhe sigurisë, ndërsa emërimi final bëhet sërish me vendim të Këshillit të Ministrave. Kandidatët duhet të ketë gradën “Drejtues i lartë”ose “Drejtues i parë” dhe pas emërimit merr gradën “Drejtues madhor”. Duhet...