Furnizonte farmacitë e Fierit me medikamente të skaduara kontrabandë, arrestohet 42-vjeçari (EMRI)
Në Fier është arrestuar një 42-vjeçar, Bojken Bregovina, pasi dyshohet se magazinonte dhe hidhte në treg ilaçe të skaduara dhe medikamente të futura kontrabandë, pa faturë tatimore. Gjatë kontrollit, u gjetën gjithsej 4,289 kuti me medikamente, ku një pjesë e konsiderueshme ishte e skaduar dhe pjesa tjetër pa dokumentacion të rregullt. Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi Bojken Bregovina furnizonte farmacitë e qytetit me këto barna, me qëllim përfitimi. 'Nga hetimi ka rezultuar se ky shtetas, prej një periudhe të gjatë kohore, magazinonte medikamente të skaduara dhe më pas i hidhte në treg, duke furnizuar farmacitë e qytetit të Fierit, me qëllim përfitimi" Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier. Njoftimi i Policisë: Fier Goditet...
Burimi:
syri.net