FOTO / Plagosja e shtetasit turk në Tiranë, zbardhet dinamika e ngjarjes

FOTO / Plagosja e shtetasit turk në Tiranë, zbardhet dinamika e ngjarjes

Shtetasi turk, 36-vjeçari Halil Uçar, i cili mbeti i plagosur mbrëmjen e djeshme në një lokal në zonën e Saukut të Vjetër në Tiranë, nga një bashkëkombës i tij, nuk është treguar bashkëpunues me policinë. I marrë në pyetje nga hetuesit, ai ka pretenduar se nuk e njeh autorin e ngjarjes, dhe se nuk ka asnjë konflikt me të. Policia ka zbardhur të plotë dinamikën e plagosjes, teksa autori dhe i plagosuri kanë qenë në tavolina të ndara, në kate të ndryshme. Autori, i paidentifikuar me emër, po ashtu turk, pasi ka konsumuar darkën në katin e parë, është ngjitur në kat të dytë dhe ka qëlluar drejt Uçar, duke e plagosur me një plumb në shpatull. Pas ngjarjes është arratisur me shpejtësi. Policia ka...