Burimi:
kohajone.com
Foto © kohajone.com
Fluks udhëtarësh në Portin e Durrësit, rreth 13 mijë priten deri të dielën
Kronikë E Shtunë, 20 Dhjetor 2025 14:45 Në Portin e Durrësit kjo fundjavë ka shënuar nisjen e fluksit të hyrje-daljeve të udhëtarëve me rastin e festave të fundvitit. Për përballimin e këtij fluksi prej 18 dhjetorit kanë nisur edhe lundrimet e dyfishta të trageteve (vajtje-ardhje brenda ditës) në linjat që lidhin Durrësin me portet fqinje të Italisë. Autoriteti Portual Durrës ka bërë të ditur se “gjatë dy ditëve të fundit, 18 dhe 19 dhjetor në port kanë mbërritur rreth 5600 udhëtarë. Fluksi më i lartë i udhëtarëve pritet të jetë të dielën”. Sipas APD-së, në këto katër ditë pritet që të mbërrijnë 13 mijë udhëtarë dhe rreth 5 mijë mjete. “Lundrimet e dyfishta do të kryhen deri në fund të vitit nga e enjtja deri...