Fluks në pediatrinë e Korçës, deri në 70 vizita në ditë, nuk mungojnë rastet me komplikacione
Gjatë muajit janar, mjekët e Spitalit të Pediatrisë në Korçë kanë përballuar një fluks të shtuar vizitash, ku janë regjistruar deri në 70 vizita në ditë, si pasojë e shpërthimit të virozave të stinës, kryesisht gripit të tipit A. Shefi i Shërbimit doktor Robert Rado, bën me dije se rastet e paraqitura kanë qenë të shumëllojshme, duke nisur nga forma të lehta, por edhe me komplikacione të rënda, të cilat kanë kërkuar trajtim spitalor. Mjeku apelon për kujdes të shtuar, duke këshilluar qytetarët që të evitojnë sa më shumë grumbullimet, në mënyrë që të frenohet përhapja e virusit. Keshila e mjekëve mbetet vigjilenca dhe kujdesi i vazhdueshëm, veçanërisht në këtë periudhë të pikut të virozave. /vizionplus.tv
Burimi:
vizionplus.tv