Flakët përfshinë tregun tek “5 Maji”, Drejtori i Zjarrfikëses së Tiranës tregon si paraqitet situata

Flakët përfshinë tregun tek “5 Maji”, Drejtori i Zjarrfikëses së Tiranës tregon si paraqitet situata

Drejtori i Zjarrfikëses së Tiranës, Shkëlqim Goxhaj tha se zjarri tek “5 Maji” është vënë nën kontroll dhe vatra e tij është neutralizuar falë ndërhyrjes së shpejtë të forcave zjarrfikëse. Goxhaj sqaroi se në ndihmë kanë ardhur forca zjarrfikëse nga Vora, Kamza dhe Elbasani, si dhe Policia e Shtetit. Ai bëri me dije se të gjithë tregtarët janë mbajtur brenda perimetrit të sigurisë, ndërsa në operacion në total rreth 60 forca zjarrfikëse kanë qenë në vendngjarje. Sipas Goxhajt, situata tashmë është stabilizuar dhe vatra e zjarrit është neutralizuar, ndërsa vijon monitorimi për të shmangur çdo riaktivizim të flakëve. “Kaluam në izolim të vatrës së zjarrit. Na kanë ardhur në ndihmë forca nga Vora, Kamza dhe nga Elbasani. Kemi një ndihmë shumë të madhe edhe nga...