Burimi:
syri.net
Foto © syri.net
Flakët përfshijnë magazinën tek tregu i rrobave të përdorura në Tiranë, Prefekti: Zjarri është masiv
Vijon të jetë aktiv zjarri që ka përfshirë një magazinë të madhe në tregun e rrobave të përdorura në rrugën “5 Maji” në Tiranë. Prefekti i qarkut të Tiranës, Afrim Qendro tha se kemi të bëjmë me një zjarri masiv në një magazinë goxha të madhe. Policia ka vendosur shiritin e perimetrit të sigurisë, ndërkohë që në vend janë mbledhur dhe shumë qytetarë të zonës që ndodhen në panik. "Po punojnë gati 11 makina zjarrfikëse dhe 60 forca zjarrfikëse. Kemi një zjarr masiv në magazinat, siç njihet te ish-uzina Dinamo. Është një zjarr masiv në një magazinë goxha të madhe, e cila është me sektor. Po punojnë gati 11 makina zjarrfikëse, 60 forca policie, komplet efektivi i zjarrfikëseve të Tiranës dhe i Kamzës është prezent, janë duke punuar. Botet...