Finalizohet operacioni “Synimi”: Sekuestrohen 4 kallëpë tritoli, 2 armë zjarri dhe 1500 fishekë
Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin “Synimi” duke arrestuar në flagrancë shtetasin U.M që transportonte armë dhe municione, i cili dyshohet se i kishte marrë në fshatin Shëngjergj me qëllim shitjen në Tiranë për përdorim në ngjarje kriminale. Gjatë operacionit me qëllim identifikimin dhe arrestimin e menjëhershëm të shtetasve të përfshirë në transportim dhe shitje të armëve shpërthyese dhe armëve të zjarrit, shtetasi U. M., 46 vjeç, banues në Tiranë u kap në flagrancë në rrugën e fshatit Shëngjergj dhe nga kontrolli i kryer në automjetin që drejtonte, u gjetën 4 kallëpë tritoli, 2 armë zjarri dhe 1500 fishekë të kalibrave të ndryshëm. Armët dhe municioni u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin dhe celularin e të arrestuarit. Policia...
Burimi:
javanews.al