Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
Festimet në Fier / Në spital paraqiten 25 të rinj të dehur, 3 persona të lënduar nga fishekzjarrët
Festimet në kuadër të ndërrimit të viteve, janë shoqëruar me një numër të lartë të rinjsh të paraqitur në gjendje të dehur ne urgjencen e Spitalit Rajonal Fier me simtoma te intoksikacionit. Sipas burimeve spitalore te rinjte kane qene kryesisht te grupmoshes 20- 30 vjeç, ndërsa pasi kanë marrë mjekimin janë larguar. Por nderrimi i viteve eshte festuar edhe me fishekzjarre ku tre persona kanë marrë lendime të lehta të cilët pasi u mjekuan dolën nga spitali. Ndërkohë për shkak të ngarkesës ushqimore mëngjesin e sotëm në urgjencë ka patur edhe disa raste të paraqitjes të të sëmurëve kronikë, por deri më tani asnjë rast nuk ka përfunduar në komplikacione të rënda.