EMRI+FOTO/ U plagosën në atentat në Greqi në restorantin e tyre, kush janë shqiptarët babë e bir që u sulmuan dhe detajet e ngjarjes

EMRI+FOTO/ U plagosën në atentat në Greqi në restorantin e tyre, kush janë shqiptarët babë e bir që u sulmuan dhe detajet e ngjarjes

Një atentat me armë zjarri ka lënë të plagosur dy shqiptarë në orët e para të mëngjesit të sotëm (12 janar), në zonën e Agiou Dimitriou në Athinë. Ngjarja ka ndodhur në orën 02.40 të mëngjesit të sotëm, kur një person ka hyrë brenda lokalit “O gyros tou asyrmatou” që ndodhet në rrugën “Politexniou 70”, në pronësi të shtetasit Negri Sinovarfaj, 39 vjeç (foto poshtë) dhe ka hapur zjarr ndaj tij dhe babait të tij 70-vjeçar. Autori i ka qëlluar të dy personat në këmbë duke i lënë të plagosur me nga një plumb secilin. Pas kësaj ai është larguar me automjet nga vendi i ngjarjes. Dy të plagosuri janë transportuar drejt spitalit në Paleo Faliro, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia po heton...