Emrat/ 1 mijë euro për të mos prishur tendën, GJKKO jep vendimin për dy ish inspektorët e IKMT

Emrat/ 1 mijë euro për të mos prishur tendën, GJKKO jep vendimin për dy ish inspektorët e IKMT

Gjykata e Posaçme ka dënuar me nga 3 vite burg Klajdi Zhillën dhe Geraldo Fuçia ish inspektorë të IKMT të cilët akuzohen për korrupsion. Në aplikim gjykimit të shkurtuar atyre iu zbret në 2 vite. Gjykata vendosi që të ia pezullojë burgun duke i dënuar me kusht që për 2 vite të mbajnë kontakt me shërbimin e provës. Ata u ndaluan në muajin gusht të vitit 2025, pasi u kallëzuan nga vetë pronari i lokalit, se i kishin ofruar një marrëveshje që të mos ia prishnin tendën, kundrejt 1 mijë eurove.  Policia, me miratimin e SPAK-ut, nisi përgjimet dhe më pas simuloi dhënien e parave.