Emërohet nëndrejtori i ri i Policisë së Tiranës, padia e Hajnajt mban peng garën për departamentet në polici
Pas pezullimit të Erion Ismailit me urdhër të SPAK si nëndrejtor i Policisë së Tiranës, në vend të tij është komanduar kryekomisar Besmir Dervishi. Erion Ismaili u pezullua nga detyra me urdhër të SPAK më 16 dhjetor të vitit të kaluar, pas hetimeve për çështjen AKSHI. Nëndrejtori i ri i krimeve për Policinë e Tiranës, Besmir Dervishi, më parë ka qenë shef i Komisariatit nr.3, më pas u transferua shef i Komisariatit nr.5, ku qëndroi rreth 1 muaj për të kaluar shef sektori në Drejtorinë e Policisë Tiranë. Ndryshime të shumta janë bërë 2 muajt e fundit në polici me urdhër të Prodës dhe priten të tjera lëvizje. Por, padia e Aida Hajnajt po mban pezull prej më shumë se tre muajsh garën për drejtorë...
Burimi:
javanews.al