Elbasan/ Gjendet i pajetë 82-vjeçari, i zhdukur prej 31 dhjetorit

Elbasan/ Gjendet i pajetë 82-vjeçari, i zhdukur prej 31 dhjetorit

Është gjetur mëngjesin e sotëm trupi i pajetë i 82-vjeçarit Ali Avdolliu, i cili ishte shpallur i humbur që prej datës 31 dhjetor. I moshuari vuante nga demenca dhe zhdukja e tij kishte ngritur shqetësime tek familjarët. Sipas informacioneve paraprake, Ali Avdolliu u gjet pa shenja jete pas disa ditësh kërkimesh. Rrethanat e ngjarjes janë ende duke u verifikuar nga autoritetet, ndërsa pritet që ekspertiza mjeko-ligjore të përcaktojë shkaqet e vdekjes.