Ekstradohen nga Gjermania dhe Italia tre persona të shpallur në kërkim për drogë, korrupsion dhe ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit

Ekstradohen nga Gjermania dhe Italia tre persona të shpallur në kërkim për drogë, korrupsion dhe ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit

Ekstradohen nga Gjermania dhe Italia tre shtetas të akuzuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve, ndihmë për kalim të paligjshëm dhe korrupsion. Policia e Shtetit njofton se në vijim të bashkëpunimit të ngushtë me homologët, specialistët e Drejtorisë së Interpolit, në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”, finalizuan procedurën për ekstradimin në Shqipëri të shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar Ibrahim Anxhara alias Ibrahim Potka, 27 vjeç. Në vitin 2024, Gjykata e Korçës e ka dënuar këtë shtetas me 3 vjet e gjysmë burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Po ashtu u krye ekstradimi nga Milano, Itali, i shtetasit Samoel Terolli alias Jetmir Hysenaj, 46 vjeç. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Shkallës së...