E rëndë në Tiranë/ 23-vjeçarja konsumon mbidozë ilaçesh…
Një ngjarje e rëndë raportohet nga Policia e Tiranës, ku një vajzë 23-vjeçare ka tentuar të vetëvritet. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në shtëpinë e të resë, teksa ka konsumuar mbidozë medikamentesh. Ajo është dërguar në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Njoftimi i policisë: Më datë 28.02.2026 është dërguar në spital një 23-vjeçare, e cila dyshohet se në banesë, në rrugën “Artan Lenja” ka konsumuar mbidozë medikamentesh. Ajo ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Burimi:
syri.net