“E pranoj gabimin”, 46-vjeçari zbërthehet para policisë: Ja pse i trafikoja armët
Policia ka marrë në pyetje 46-vjeçarin U.M., i cili një ditë më parë, 17 mars, u arrestua për trafik të armëve. Ai ka pranuar para tyre se është përfshirë në trafikun e paligjshëm të armëve për shkak se i nevojiteshin paratë. “Tani që më kapet e pranoj gabimin. Jam marrë me trafikun e armëve sepse kisha nevojë për para. Doja të ndërtoja një shtesë tek banesa ime në Shëngjergj”, tha ai. Armët, fishekët dhe kallëpet e tritolit që u zbuluan dyshohet se do trafikoheshin drejt Maqedonisë së Veriut. Hetuesit kanë dyshime se autori është i përfshirë dhe në episode të tjera në trafikimin e armëve të zjarrit si dhe të kallëpeve të tritolit. Vijojnë hetimet për zbulimin e identitetit të personave të tjerë të përfshirë...
Burimi:
javanews.al