E dënuar me 10 vjet burg në Gjermani, 19-vjeçarja arrestohet në Tiranë
Një 19-vjeçare është kapur nga policia e Tiranës, pasi ishte shpallur në kërkim nga Gjermania për krime në fushën e narkotikëve. Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme të zhvilluara nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, si dhe falë shkëmbimit të informacioneve ndërmjet shërbimeve të DFPO-së dhe homologëve gjermanë, në kuadër të fazës së 85-të të operacionit të koduar “Operacionalja”, shërbimet operacionale të DFPO-së lokalizuan dhe kapën në Tiranë shtetasen gjermane, Maryam Assaf, 19 vjeçe. Kjo shtetase kërkohej ndërkombëtarisht, pasi në muajin qershor 2025, Gjykata e Hanoverit e ka dënuar me 10 vjet burgim për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve. Arrestimi provizor i saj u bë me qëllim ekstradimin drejt Gjermanisë.
Burimi:
opinion.al