Dyshohet se u vetëmbyt, gjendet pas 10 ditësh kërkime trupi i pajetë i 42-vjeçarit Ilir Kurti
Është gjetur sot në fshatin Kakrruk, në dalje të qytetit të Skraparit, trupi i pajetë i 42-vjeçarit Ilir Kurti, i cili u hodh në lumë më 18 shkurt në Kanionet e Osumit. Operacioni i kërkim-shpëtimit, i organizuar nga Forcat e Armatosura Ushtarake dhe polumbarët, u vështirësua nga rrjedha e lartë e ujërave të lumit. Trupi i viktimës u nxorr nga rryma në fshatin Kakrruk dhe është transportuar në morgun e Spitalit Rajonal Berat. Ilir Kurti kishte lënë banesën më 18 shkurt dhe humbja e tij u denoncua nga nëna, Çarçiko Kurti, më 19 shkurt në mëngjes. Para ngjarjes, ai i kishte dërguar një mesazh vëllait, duke i thënë: “Po hidhem në lumë”. Në vendin ku mendohet se u hodh, pranë Kanioneve në fshatin Blezenskë, u...
Burimi:
syri.net