Dy punonjëset përvetësuan miliona lekë, Posta Shqiptare: Fondet e pensioneve nuk janë cenuar

Dy punonjëset përvetësuan miliona lekë, Posta Shqiptare: Fondet e pensioneve nuk janë cenuar

Policia e Korçës ka nisur hetimin ndaj dy pononjëseve të Postës Shqiptare, dega Devoll. Përgjegjësja, 29 vjeçe Paola Shaholli dhe arkëtarja 27 vjeçe Eda Çeliku akuzohen për veprat penale “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi kompjuterik”.Lexo edhe :Related Posts Sipas policisë, në bashkëpunim me njëra-tjetrën ato janë arritur të marrin 22 milionë lekë pensione dhe ndihmë ekonomike. Lidhur me rastin, ka reaguar edhe Posta Shqiptare, e cila në një deklaratë publike për mediat, bën me dije se: “Posta Shqiptare informon opinionin publik se, pas konstatimit të disa parregullsive  në administrimin e fondeve financiare në Zyrën Postare Bilisht, Filiali i Postës Shqiptare Korçë ka ndërmarrë menjëherë të gjitha veprimet administrative dhe ligjore të parashikuara nga legjislacioni në fuqi. Si rezultat i...