Durrës / Pamjet e mëngjesit të sotëm zbulojnë momentet e frikshme të aksidentit te ‘Ura e Dajlanit’

Durrës / Pamjet e mëngjesit të sotëm zbulojnë momentet e frikshme të aksidentit te ‘Ura e Dajlanit’

Pamjet e siguruara mëngjesin e sotëm nga vendngjarja zbulojnë detaje tronditëse nga aksidenti i rëndë i ndodhur mbrëmjen e djeshme te Ura e Dajlanit, në Durrës, ku humbi jetën një vajzë 18-vjeçare. Sipas informacionit paraprak, automjeti ka ardhur nga degëzimi i rrugës që të çon drejt plazhit, ku fillimisht është përplasur me bordurat ndarëse. Nga forca e përplasjes, makina ka “fluturuar” për rreth 50 metra, duke rënë në rrugën poshtë mbikalimit. LEXO EDHE: Makina ‘fluturon’ nga ura, humb jetën një 18-vjeçare, plagosen shoferi dhe 2 këmbësorë Automjeti ka përfunduar më pas në një dyqan lulesh, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale, ndërsa pamjet tregojnë qartë shkatërrimin e plotë të mjetit dhe pasojat e rënda të përplasjes. LEXO EDHE: Aksidenti te Ura e Dajlanit, policia jep detaje: 18-vjeçarja...