“Dua drejtësi!”, reagon sërish 46-vjeçari nga Fieri: Më dhunuan në shtëpinë time njerëz me uniformën e policisë

“Dua drejtësi!”, reagon sërish 46-vjeçari nga Fieri: Më dhunuan në shtëpinë time njerëz me uniformën e policisë

Në një reagim në rrjetet sociale, Altin Meçaj ka publikuar foto nga spitali ky shfaqet me shenjat e dhunës duke i bërë apel autoriteteve të drejtësisë që të zbardhin ngjarjen. Ai ka akuzuar si dhunues të tij dhe të babait të moshuar Fredi Lamajn, efektiv policie. Sipas Meçaj shkak për dhunimin e tij janë bërë mesazhet dhe ‘pëlqimet’ që ai i kishte bërë motrës së Lamajt në Facebook. “Të nderuar shqiptarë të vendit tim, jam dhunuar në banesën time në mënyrë çnjerëzore, nga njerëz me uniformën e policisë. Kërkoj mbështetjen tuaj. Kërkoj nga policia e shtetit dhe prokuroria të zbardhin ngjarjen dhe çdo person përfshirë të marrë dënimin e merituar. Unë kërkoj vetëm drejtësi, asgjë më shumë”, shkruan ai. Ndërkohë në një reagim publik motra...