Droga e porositur online transportohej me “Uber” nëpër Francë, 80 xhandarë në aksion për të kapur 8 shqiptarë

Droga e porositur online transportohej me “Uber” nëpër Francë, 80 xhandarë në aksion për të kapur 8 shqiptarë

Autoritetet franceze kanë çmontuar një rrjet të organizuar trafiku droge të drejtuar nga shtetas shqiptarë në rajonin Pays de Gex, pranë kufirit me Zvicrën. Siç raportojnë mediat franceze, operacioni u zhvillua në fillim të shkurtit dhe përfshiu më shumë se 80 xhandarë dhe u finalizua me arrestimin e tetë të rinjve, të moshës 22 deri në 32 vjeç, të gjithë shqiptarë, të cilët u vendosën në paraburgim të përkohshëm. Prokurorja Karine Malara, thotë se grupi i të rinjve përdorin një model transporti të tipit “Uber”, që konsistonte në kryerjen e dërgesave shtatë ditë në javë të drogës (kokainë dhe heroinë) së porositur “përmes rrjeteve sociale”, nga një “rrjet shumë i organizuar” brenda “komunitetit shqiptar”. Për të fshehur lëvizjet e tyre të përditshme, grupi përdorte “shumë...