Dorëzohet përgjimi i “21 janarit”, ish-prokurori: Hetimet për zyrtarët e lartë nuk janë të qarta!

Dorëzohet përgjimi i “21 janarit”, ish-prokurori: Hetimet për zyrtarët e lartë nuk janë të qarta!

Kaseta origjinale e diktofonit me regjistrimet e komunikimeve të Gardës së Republikës, ku u dhanë urdhrat e vrasjeve së protestuesve më 21 Janarin 2011, është dorëzuar në Prokurorinë e Posaçme nga gazetari Artan Hoxha. Në të janë 36 minuta regjistrim, ku dëgjohen bisedat e ish-kreut të gardës Ndrea Prendi dhe vartësve të tij para, gjatë dhe pas vrasjes së 4 protestuesve dhe plagosjes së dhjetëra të tjerëve. “Audio-përgjimi i 21 janarit është një provë e rëndësishme. Hetuesit do të ketë informacion më të saktë”, kështu u shpreh ish-prokurori Ervin Karanxha në një intervistë në “Ora e Fundit” në ABC News. Gjithashtu gjatë intervistës, nënvizoi se hetuesit do të ndjekin edhe disa faza. “Edhe regjistri do të jetë objekt hetimi, pra nëse ka regjistër, duhet të...