Dogji qëllimisht 2 makina në Pogradec, arrestohet autori, në kërkim porositësi i zjarrvënies (EMRI)

Dogji qëllimisht 2 makina në Pogradec, arrestohet autori, në kërkim porositësi i zjarrvënies (EMRI)

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në vijim të punës intensive për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjeve të ndodhura më datë 28.12.2025 dhe 26.02.2026, në qytetin e Pogradecit, ku u dogjën dy automjete, organizuan punën për të sqaruar rrethanat dhe për të identifikuar dhe vënë para përgjegjësisë ligjore përgjegjësit e këtyre ngjarjeve. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale, të kryera në kuadër të operacionit “The last fire”, u identifikua dhe u vu në pranga shtetasi Julian Troka, 38 vjeç, si dhe u shpall në kërkim porositësi shtetasi E. F., 38 vjeç, banues në Korçë. Këta dy shtetas në bashkëpunim mes tyre, jane autorë të dyshuar të dy ngjarjeve të lartpërmendura, të ndodhura në periudha të ndryshme kohore, ku në lagjen nr.1, Pogradec,...