Dhunoi nënën e tij dhe më pas u hodh në det, gjendet i mbytur 20-vjeçari shqiptar! Si ndodhi ngjarja e rëndë në Itali

Dhunoi nënën e tij dhe më pas u hodh në det, gjendet i mbytur 20-vjeçari shqiptar! Si ndodhi ngjarja e rëndë në Itali

Është gjetur rreth mesditën e sotme (22 shkurt) trupi i pajetë i 20-vjeçarit me origjinë shqiptare, që një ditë më parë ishte hedhur në ujërat e portit të Civitanova Marche, pasi kishte dhunuar nënën e tij duke e goditur me grushte në fytyrë. Lajmi është konfirmuar për mediat italiane nga burime të zjarrfikësve. Viktima është Riccardo Merkuri, i cili pas agresionit ishte larguar nga banesa me makinën e tij tip “Mercedes”. Ai kishte lënë telefonin celular në shtëpi në Pollenza dhe ishte nisur drejt Civitanova Marche. Që nga mbrëmja e së premtes, i riu kishte humbur çdo gjurmë. Hipoteza e hetuesve, tashmë e konfirmuar, ishte se 20-vjeçari ishte hedhur vullnetarisht në det. Automjeti i tij ishte gjetur pranë hyrjes së portit. Sipas pamjeve të kamerave...