Devijimi i trafikut boshatis aksin Pogradec-Qafë Thanë
Aksi rrugor Pogradec-Qafë Thanë paraqitet thuajse i boshatisur, pas devijimit të qarkullimit drejt itinerarit alternativ Maliq-Lozhan-Moglicë-Gramsh. Një nga lidhjet kryesore mes juglindjes së vendit dhe Tiranës, ky segment që zakonisht përballon fluks të lartë automjetesh, prej tre ditësh ka shënuar rënie të ndjeshme të lëvizjes. Gazetarja e Syri-t, raporton se bllokimi i rrugës ka detyruar drejtuesit e mjeteve të ndryshojnë itinerar, duke përdorur akse dytësore për të shmangur segmentin problematik. Ndërprerja e qarkullimit pritet të vijojë për shkak të situatës së rënduar në zonën e Arrat e Gurrës, pjesë e aksit Librazhd-Pogradec, ku kushtet aktuale nuk lejojnë rikthimin normal të trafikut. Autoritetet nuk kanë dhënë ende një afat të saktë për normalizimin e plotë të qarkullimit.
Burimi:
syri.net