Detaje nga vetëplagosja e 18-vjeçares/ Nga gjurmët e gjakut te provat, ja si u përfshi familja e të dashurit të saj në ngjarje

Detaje nga vetëplagosja e 18-vjeçares/ Nga gjurmët e gjakut te provat, ja si u përfshi familja e të dashurit të saj në ngjarje

Policia e Tiranës ka arrestuar 22-vjeçarin E.Gj., i cili u shpall në kërkim pas vetëplagosjes së një vajze 18-vjeçare në një hotel në Sauk. I riu akuzohet për moskallëzim krimi, veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës, të kryera në bashkëpunim, si dhe mbajtje pa leje të armëve. Para oficerëve të policisë, i dashuri i vajzës është shprehur se ka qenë duke qëndruar jashtë hotelit bashkë me të atin, kur kanë dëgjuar krismën e pistoletës. Sipas tij, janë ngjitur me vrap në dhomë dhe e kanë gjetur të plagosur. Fillimisht kanë tentuar t’i japin ndihmën e parë, por kur kanë parë se gjendja ishte serioze, kanë vendosur ta çojnë në spital. Pistoleta, sipas policisë, është e 22-vjeçarit, por ende nuk është gjetur, pasi i riu...