Detaje nga atentati ndaj babë e bir në Greqi. Autori hyri në lokal dhe hapi zjarr
Detaje të reja janë zbardhur nga atentati me armë zjarri i ndodhur në orët e para të mëngjesit në Greqi, ku mbetën të plagosur dy shtetas shqiptarë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:40, në zonën e Agiou Dimitriou në Athinë. Sipas informacioneve zyrtare, një person i paidentifikuar ka hyrë brenda lokalit “O Gyros tou Asyrmatou”, i ndodhur në rrugën Politexniou 70, dhe ka hapur zjarr ndaj pronarit të biznesit, Negri Sinovarfaj, 39 vjeç, si edhe babait të tij, 70 vjeç. Autori i sulmit i ka qëlluar të dy viktimat në këmbë, duke i plagosur secilin me nga një plumb, dhe më pas është larguar me automjet nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Të plagosurit janë transportuar me urgjencë në spitalin e Paleo Faliro,...
Burimi:
kohajone.com