Burimi:
javanews.al
Foto © javanews.al
DETAJE/ Kush është 23 vjeçari që u kap me kanabis në formë xhelatine e ardhur nga Kanadaja. Droga do shitej në lokalet e zonës së “5 Majit”
Një 23 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e tij, blutë gjetën 1 kg e 54 gramë lëndë narkotike kanabis në trajtë xhelatine. I riu i identifikuar si Domeniko Cibaku banues në Dibër u kap në rrugën “5 Maji”. Nga hetimet dyshohet se lënda narkotike me vlerë 10 000 euro është trafikuar nga Kanadaja drejt Shqipërisë dhe do shitej në lokalet , në ‘5 Maji’ ku edhe u arrestua 23-vjeçari. Burime bëjnë me dije si i riu ndihmohej nga një tjetër person për shitjen e lëndës narkotike. Ky i fundit është shpallur në kërkim nga Policia. Njoftimi i policisë Në vijim të punës intensive për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr....