Ç’pasoja mund të ketë ultimatumi i Trumpit ndaj Iranit?

Ç’pasoja mund të ketë ultimatumi i Trumpit ndaj Iranit?

Konflikti për Ngushticën e Hormuzit po përshkallëzohet më tej. Presidenti i SHBA-së, Trump, kërcënon me sulme ndaj impianteve energjetike të Iranit. Edhe Teherani kërcënon. Konflikti për Ngushticën e Hormuzitpo përshkallëzohet ndjeshëm. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka dhënë Iranit një ultimatum 48-orësh për të hapur këtë rrugë detare strategjike, duke kërcënuar se në të kundërt do të sulmojë termocentralet iraniane. Ngushtica e Hormuzit është një nyje kyçe për tregtinë botërore të naftës dhe të gazit, sepse përmes saj kalon rreth një e pesta e furnizimeve botërore me naftë. Nga ana tjetër, Irani ka paralajmëruar se do të kundërpërgjigjet ashpër. Irani mund ta bllokojë lehtësisht Ngushticën e Hormuzit Irani i ka kapacitet ushtarake për ta bllokuar relativisht lehtë Ngushticën e Hormuzit, gjë që tashmë ka...