Bllokuan qarkullimin me parkime dyshe, në 6 muaj u referuan në prokurori 268 shoferë! Shumica në Tiranë
Prej 10 korrikut të vitit të kaluar, pas këtij paralajmërimi të kryepolicit Ilir Proda, nisur nga shqetësimi gjithnjë e më i madh i bllokimit të qarkullimit prej parkimeve dyshe të makinave, uniformat blu nisën t’i referonin në prokurori shoferët shkelës, përveçse ndëshkimit të tyre me gjobë. E gjitha u bë duke iu referuar nenin 293 të Kodit Penal për pengimin e qarkullimit të mjeteve të transportit, i cili parashikon gjobë deri në 3 vjet burgim. Por sforcimi për shkak të legjislacionit të paplotë, që nuk parashikon në mënyrë të qartë si vepër penale bllokimin e qarkullimit prej parkimeve dyshe, detyroi një iniciativë ligjore në Kuvend. Së fundmi, në komisionet parlamentare po diskutohet për shtimin e një neni të ri në Kod Penal, 293/1. Neni 293/1:...
Burimi:
javanews.al