Bilanci i policisë për janarin,107 operacione dhe 498 të arrestuar

Bilanci i policisë për janarin,107 operacione dhe 498 të arrestuar

Policia e Shtetit ka bërë publik bilancin e punës për muajin janar 2026, ku thekson intensifikimin e operacioneve kundër krimit të organizuar dhe veprimtarive të paligjshme. Gjatë këtij muaji janë finalizuar 107 operacione policore dhe janë arrestuar 498 persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Në bashkëpunim me EUROPOL, INTERPOL dhe autoritetet partnere ndërkombëtare, janë zhvilluar 17 operacione për goditjen e rrjeteve kriminale dhe kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar. Si rezultat, policia ka sekuestruar rreth 186 kg kanabis, 3 kg kokainë, heroinë, ekstazi, mijëra bimë dhe fara kanabisi, si dhe pajisje për kultivim në ambiente të mbyllura. Gjithashtu janë konfiskuar 41 armë zjarri, granata, municion luftarak dhe pasuri me vlerë rreth 20 milionë lekë, përfshirë automjete, prona dhe llogari bankare të përfituara nga...