Barinjtë nuk evakuohen, po qëndrojnë me lopët në zonën e përmbytur
Autoritetet kanë arritur të lokalizojnë me sukses dy barinjtë që ishin shpallur të humbur prej disa orësh në zonën e Libofshës, në qarkun e Fierit. Ndonëse kontaktimi i tyre është bërë i mundur, situata mbetet e ndërlikuar pasi barinjtë refuzojnë të largohen nga zona e rrezikut. Dy barinjtë ndodhen aktualisht në zonën e përmbytur të Kularit, ku po qëndrojnë së bashku me rreth 200 krerë lopësh. Përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e dendura të ditëve të fundit kanë izoluar zonën, duke e bërë të vështirë qasjen nga toka dhe duke rritur rrezikun për jetën e njerëzve dhe bagëtive. Brinjtë janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kanë pësuar lëndime. Ata kanë refuzuar kategorikisht evakuimin, duke argumentuar se duhet të qëndrojnë për të mbajtur nën...
Burimi:
kohajone.com