Banesa shkrumbohet nga flakët në Klos, kryefamiljari me lot në sy: Jemi 11 anëtarë në qiell të hapur

Banesa shkrumbohet nga flakët në Klos, kryefamiljari me lot në sy: Jemi 11 anëtarë në qiell të hapur

Banesa e familjes Musta nga fshati Shkallë i Njësisë Administrative Xibër në Bashkinë Klos është shkrumbuar totalisht nga flakët. Zjarri është aktivizuar rreth orës 19 e 20 minuta dhe për pak kohë ka përfshirë të gjithë banesën. Fatmirësisht të gjithë anëtarët e familjes kanë mundur të dalin jashtë pa pësuar lëndime. Ndërkohë, menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur zjarrfikësja e bashkisë së Klosit e më pas ajo e Bulqizës të cilët kanë arritur të neutralizojnë zjarrin për të mos u përhapur në banesa të tjera ngjitur. Kryefamiljari Behar Musta me lot në sy tha se ka qenë një fëmijë i vogël i cili i ka lajmëruar për zjarrin i cili kishte nisur në katin e dytë të banesës. Ai bën apel për ndihmë pasi...