Avokatët hedhin poshtë spekulimet: Dionis Teqja nuk ka asnjë status kërkimi, njoftimet publike janë thjesht procedurë normale në një gjyq civil

Avokatët hedhin poshtë spekulimet: Dionis Teqja nuk ka asnjë status kërkimi, njoftimet publike janë thjesht procedurë normale në një gjyq civil

Në lidhje me disa publikime të fundit në portale të ndryshme mediatike, ku pretendohet se z. Dionis Teqja është shpallur në kërkim apo se po njoftohet përmes shpalljeve publike, përfaqësimi i tij ligjor i konsideron këto lajme tërësisht të pavërteta, të pavërtetuara dhe keqinformuese. Përmes një komunikimi zyrtar me mediat, avokati Erind Troka, përfaqësues ligjor i z. Teqja, sqaron se Gjykata ka proceduar vetëm me njoftim përmes shpalljes, në kuadër të një çështjeje civile, dhe jo për asnjë situatë që lidhet me kërkim apo procedim penal. Bëhet fjalë për çështjen civile me Nr. 1234, datë 10.12.2025, e cila ndjek rrjedhën normale procedurale të gjykimit. Avokati Troka thekson se z. Dionis Teqja është drejtues i disa kompanive të mëdha në vend dhe se kjo procedurë është...