Autorë të disa grabitjeve në banesa dhe biznese, arrestohen 3 persona në Tiranë
Tre persona janë arrestuar në Tiranë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Harta”. Grupi kriminal i përbërë nga Daniel Çela, Bashkim Sollaku dhe Endri Gjeli ka kryer 7 vjedhje parash në banesa dhe biznese në kryeqytet. Ndërkaq, ata kanë tentuar vjedhje edhe në 5 raste të tjera. Policia ka sekuestruar automjetin me të cilin ata shkonin te banesat dhe subjektet ku do të vidhnin. Njoftimi Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Harta”. Goditet një grup kriminal i akuzuar për 12 vjedhje/tentativa për vjedhje në territoret e komisariateve të Policisë Nr. 6 dhe Nr. 7.Kapen 3 pjesëtarët e grupit. Sekuestrohen automjeti me të cilin shtetasit shkonin te banesat/subjektet ku do të vidhnin dhe veshje të përdorura gjatë kryerjes së krimeve. Si rezultat i një pune hetimore intensive,...
Burimi:
javanews.al