Atentat me armë zjarri shqiptarit dhe djalit të tij në Greqi
Një atentat me armë zjarri është regjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Greqi, ku kanë mbetur të plagosur pronari shqiptar i një restoranti fast food dhe djali i tij 37-vjeçar. Sipas informacioneve paraprake, rreth orës 02:40, tre persona të maskuar kanë mbërritur me automjet pranë biznesit të ndodhur në rrugën Agoniston Polytechneiou dhe kanë hapur zjarr ndaj dy viktimave. Policia lokale tha se persona të panjohur në një makinë ndaluan jashtë biznesit dhe hapën zjarr mbi pronarin 70-vjeçar dhe djalin e tij. Të dy u plagosën nga të shtënat dhe u dërguan në spital. Pronari i restorantit, 70 vjeç, me origjinë shqiptare, është plagosur në këmbë, ndërsa djali i tij ka marrë plagë nga armë zjarri në kofshë dhe pulpë. Të...
Burimi:
kohajone.com