Astronautët e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës kthehen në Tokë pas kthimit të parë emergjent
Astronautët e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS) janë kthyer të sigurt në Tokë, pas fluturimit të parë ndonjëherë të kthimit emergjent nga hapësira, për shkak të një “gjendjeje serioze mjekësore” të një prej tyre. Ky kthim i parakohshëm shënon herën e parë që NASA ka shkurtuar rotacionin e një ekuipazhi të ISS për shkak të një urgjence shëndetësore. Astronauti i prekur dhe tre anëtarë të tjerë të ekuipazhit e përfunduan misionin e tyre një muaj më herët, duke bërë një ulje në mes të natës në Oqeanin Paqësor, pranë San Diegos, në orët e para të së enjtes. Me ndihmën e SpaceX, kapsula u ul më pak se 11 orë pasi astronautët u larguan nga Stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës. Ndalesa e tyre e parë ishte...
Burimi:
kohajone.com