Arrestohet 33-vjeçari në Shkodër, ishte shpallur në kërkim nga autoritetet britanike

Arrestohet 33-vjeçari në Shkodër, ishte shpallur në kërkim nga autoritetet britanike

Policia e Shkodrës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Wanted”, në kuadër të kontrolleve për lokalizimin dhe kapjen e personave të shpallur në kërkim. Si rezultat i veprimeve të kryera mbi bazën e informacioneve operative, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe dhe me mbështetjen e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit B. B., 33 vjeç, banues në fshatin Premal. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i kishte caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, me qëllim ekstradimin drejt Mbretërisë së Bashkuar. Ndaj tij, Gjykata e Magjistraturës në Westminster kishte lëshuar urdhër arresti për veprën penale “Shkelja e ligjit...